Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka njoftuar se është ulur kuota e anëtarësisë për të gjithë anëtarët nga 1 në 0.5 për qind.
Nga FSSHK kanë deklaruar se ulja e kuotës ka qenë një nga premtimet për anëtarësinë e gjerë.
Federata poashtu i ka bërë thirrje punëtorëve shëndetësorë që të anëtarësohen në FSSHK përmes platformës E-Kosova.
Njoftimi i plotë:
Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues me datë 25.04.2023, u diskutua në lidhje me kuotën e anëtarësisë sindikale respektivisht uljën e kuotës së anëtarësisë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për pagat në sektorin publik, dhe kanë vendosur me shumicë të votave për uljen e kuotës së anëtarësisë sindikale nga 1.00% në 0.5% nga paga neto për të gjithë anëtarët e FSSHK-së.
Njoftojmë anëtarësinë e gjerë se FSSHK edhe pse ka bërë zbritjen e kuotës së anëtarësisë , Federata do të punoj intensivisht në mbrojtje e të drejtave dhe avancimin e punëtorëve shëndetësor në Republikën e Kosovës, pasi që ky ka qenë edhe premtim i kryesisë së FSSHK-së për zbritje e kuotës, andaj këto janë një ndër zotimet se do të përmbushim të gjitha premtimet e dhëna para anëtarësisë së gjerë .
Njëherit bëjmë ftesë publike për anëtarësim në platformën E-Kosova, të punësuarve në sektorin e shëndetësisë në Federatën e Sindikata të Shëndetësisë së Kosovës, bashkë do të jemi më të fort.