Site icon PrishtinaPress

FSK trajnohet për operacionet e materieve të rrezikshme

Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka zhvilluar një trajnim për “operacionet e materieve të rrezikshme- niveli teknik”.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Defense Threat Reduction Agency ( DTRA) SHBA,  Instruktorët e Kompanisë së Materieve të Rrezikshme nën monitorimin e instruktorëve amerikan kanë realizuar trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme- Niveli Teknik”.”

Trajnimi është mbajtur në kazermën e FSK-së “Evropianet e Rinj” në Pomozatin, ku pjesëtarët e FSK-së fituan njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme.

“Qëllimi i trajnimit ishte të bëjë aftësimin e personelit që të reagoj në incidente me materie të rrezikshme, me qëllim zbatimin ose mbështetjen e veprimeve për të mbrojtur jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.”

Exit mobile version