Forca e Sigurisë së Kosovës ka reaguar pas djegies së një kazerme në Istog.
Sipas njoftimit, zjarri shpërtheu këtë të enjte rreth orës 11:30 në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, në një objekt montazh, të trashëguar nga KFOR-i spanjoll, që sipas tyre është ndërtuar pas luftës në Kosovë.
“Përhapja e zjarrit është bërë shpejt për shkak të materialit lehtë të ndezshëm dhe vjetërsisë së objektit reagimi ishte i menjëhershëm nga ekipe të FSK-së, dhe të zjarrfikësve nga Komunat Istog, Klinë dhe Pejë ku dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin për të mos u përhapur në objektet tjera afër, dhe pas disa orësh zjarri është shuar plotësisht”, thuhet në reagimin e FSK-së, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu, bëhet e ditur se në këtë incident, nuk ka lëndime në perosnel, por vetëm dëme materiale, teksa thuhet se për shkaktarët që çuan deri te zjarri do të merren ekspertët kompetentë.