Site icon PrishtinaPress

FSK parapërgatitje për “Defender Europe 23”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar ROC DRILL për Ushtrimin “Defender Europe 23”.
Në kuadër të përgatitjeve përfundimtare para fillimit të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 23” sot në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë para komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrit të Mbrojtjes z Armed Mehaj, është realizuar Prova e Konceptit të Ushtrimit (ROC DRILL) për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”.
Gjeneral Jashari ka përgëzuar oficerët dhe nënoficerët për punën dhe përkushtimin e tyre, gjithashtu ka falënderuar partnerët për mbështetjen që i kanë dhënë këtij ushtrimi në të gjitha fazat që nga planifikimi e deri në këtë fazë, ai ka theksuar rendësin e këtij ushtrimi të shkallës së gjerë të udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Evropë, duke na krijuar mundësin që të jemi të ndërveprueshëm me partnerët tanë në operacione të përbashkëta.
Ministri i Mbrojtjes gjithashtu theksoi se keni mbështetjen time të pakursyer për realizimin sa me më sukses, këtë ja kam shprehur edhe komandantit Jashari që në fazat e hershme të planifikimit.
Exit mobile version