4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

FSK ka rritje të besueshmërisë edhe nga minoriteti serb

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) tanimë ka rritje të besueshmërisë edhe nga minoriteti serb që jeton në Republikën e Kosovës si dhe ruan shkallën e besueshmërisë tek qytetarët si një ndër institucionet më të besueshme në vend.
Kjo u bë e ditur sot, në promovimin e numrit të katërt të vëllimit të parë të Opserverit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës të zhvilluar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave(KIPRED) e ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, kryesisht të fushës së sigurisë.
Aktivitetin e promovimit të rezultateve të Observerit të KIPRED-it, e shpalli të hapur z.  Lulzim Peci, ndërsa një pjesë të rezultateve të raportit e paraqiti z. Mentor Agani, hulumtues i lartë në KIPRED.
Sipas raportit të promovuar sot, Forca e Sigurisë së Kosovës sa i përket besueshmërisë sipas etnisë; besimin më të lartë në FSK e kanë shqiptarët, por vlen të përmendet këtu se krahasuar me shkurtin e vitit 2016, besueshmëria e komunitetit serb për Ministrinë e  FSK-së  dhe për FSK-në është rritur në shkallën prej 0.5 për qind për Ministrinë, përkatësisht 0.3 për qind për FSK-në.
Rezultatet e hulumtimit të këtij raporti përfshijnë një periudhë kohore prej tre muajve, pra 15 mars-15 korrik 2016, dhe siç u tha gjatë promovimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, fokusi kryesor ka qenë në dy tema kyçe, sipas KIPRED-it; çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me NATO-n.
Në diskutime të hapura për temën e sigurisë dhe punës së këtyre institucioneve diskutuan, z. Faruk Geci, drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane në MFSK, deputetët: Nuredin Ibishi, Haxhi Shala dhe Duda Balje nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, si dhe Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Ndër të tjera, z. Faruk Geci, nga Ministria e FSK-së, tha se është çështje imediate që institucionet më të larta vendore; Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës të marrin masa në drejtim të nxjerrjes së vendimit dhe aplikimin e ndryshimeve të kërkuara sipas rekomandimeve të dala nga Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë së Kosovës(RSSSK), sepse në të kundërtën, vendnumërimi apo edhe ri-planifikimi nuk garantojnë motivim e aq më pak besueshmërinë nga ana e qytetarëve; besueshmëri të cilën FSK-ja e ka arritur me mund  dhe po e mban vendin e parë për kaq vite me radhë.
Në promovim morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, si nga Ministria për FSK-në, drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Faruk Geci, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në MFSK, Këshilli Kombëtar i Sigurisë, Policia e Kosovës, deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe institucioneve tjera të sigurisë në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img