Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e një kadeti që do të studiojë në Akademinë Ushtarake në Kroaci.
Ky konkurs do të jetë i hapur nga 16 deri me 24 prill të këtij viti, shkruan Indeksonline.
Kadeti i pranuar do të kryejë studimet në Universitetin e Zagrebit të Republikës së Kroacisë.
“Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ju shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dalim përkatëse etnike” thuhet në njoftimin e publikuar.
Dokumentet përkatëse duhet të dorëzohen në kazermat e FSK-së.