0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

FSK-ja në mbështetje të qytetarëve në zonat e përmbytura

Forca e Sigurisë së Kosovës u ka dalë në ndihmë qytetarëve të cilët janë prekur nga vërshimet e të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

FSK përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se ka shpërndarë një donacion të grumbulluar në komunën e Mitrovicës dhe Skenderajt.

“Forca e Sigurisë së Kosovës edhe sot është në zonat ku ndodhën përmbytjet, për t’u dal në  ndihmë qytetarëve të prekur të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Një donacion i grumbullar me pajisje higjienike e ushqimore është duke u shpërndarë sot në komunat më të prekura, Mitrovicë e Skenderaj nga ekipet  e FSK-së, për të lehtësuar sa do pak jetën e vështirësuar të shkaktuar nga përmbytjet”, thuhet në njoftim

“FSK do të jetë  në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët me kapacitetet e saj njerëzore e teknike”, thuhet më tej./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img