0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

FSK-ja mëson nxënësit për rrezikun nga mjetet shpërthyese

Kompania e Deminimit e FSK-së, sezonin dimëror po e shfrytëzon për mbajtjen e ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i mjeteve shpërthyese, siç janë: minat, bombat, kasetë bomba, etj.

Instruktorët e Kompanisë së Deminimit, kanë mbajtën ligjërata në dy shkolla të Komunës së Parteshit për nxënësit e komunitetit serb. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim dhe bashkërendim të Departamentit për Bashkëpunim Civili-Ushtarak të MFSK-së me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Parteshit, përkatësisht drejtoreshën e kësaj drejtorie, znj. Vesna Jovanoviq.

“Instruktorët e FSK-së ligjëratat për vetëdijesimin e nxënësve në Komunën e Parteshit i mbajtën në dy shkolla, në  shkollën “Miladin Popoviq” në Pasjan dhe në shkollën “Dosidej Obradoviq” në Partesh. Numri i nxënëseve të cilët përcollën  këto ligjërata ishte solid, ndërsa pritja nga ana e personelit nga të dyja shkollat dhe interesimi i nxënësve për t’u pajisur me informacione ishte i mirë”, thuhet në një komunikatë të FSK-së.

Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, Hajrush Kurtaj, njofton se ligjëratat për vetëdijesimin e nxënësve nga mjetet e pashpërthyera të organizuara nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së, për sezonin dimëror, kanë filluar më 16 janar dhe do të vazhdojnë të mbahen deri më 9 mars 2017, atëherë kur edhe fillon sezoni veror.

Sipas FSK-së, ky aktivitet do të zhvillohet nëpër shumë shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës dhe ka për qëllim pajisjen e nxënësve me njohuri rreth mjeteve të pashpërthyera dhe të rrezikshme për jetën.

Kurtaj këto ligjërata i vlerësoi si mjaft të rëndësishme për nxënësit dhe njëherësh falënderoi Drejtorinë e Arsimit në Partesh për bashkëpunimin me FSK-në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img