FSK-ja dhe KFOR-i kanë deminuar një mjet shpërthyes në fshatin Begracë të Kaçanikut, të shtunën rreth orës 17 e 40.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se sa ishte duke punuar kishte hasur në një mjetë të dyshuar eksplodues. Njësia përkatëse ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e policisë.