Një person ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të pashpërthyer, të dielën rreth orës 10 e 30 në fshatin Shajkofc të Podujevës.
Sipas policisë, njësitet e FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë çminimin e mjetit të dyshuar.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë të hapur ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.