1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

FSK gjen sasi të madhe të municionit në Parkun e Lirisë në Ferizaj

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka gjetur rreth 1 mijë e 600 copë municione në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai ka thënë se në Parkun e Lirisë në Ferizaj është hasur një sasi e madhe e municionit ku përfshihen predha të mortajës e artilerisë, të mbetura aty që nga Lufta e Dytë Botërore.

Postimi i plotë i Mehajt në Facebook:

Heronjtë tanë vazhdojnë misionin e shenjtë për Kosovën, çdo ditë e më të sigurt nga mjetet e pashpërthyera.

Specialistët tanë të deminimit janë duke kryer operacionet e pastrimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj, ku kanë hasur në një sasi të madhe të municioneve eksplozive të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Rreth 1600 copë municioneve të gjetura që përfshijnë predha të mortajës dhe artilerisë, të mbetura kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore nuk do të paraqesin më rrezik për qytetarët tanë.

Kompania e Deminimit do të vazhdoj me përkushtim të lartë deri në pastrimin e të gjitha fushave të rrezikshme me mina dhe municione eksplozive.

Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img