-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

FSK është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se FSK tashmë është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Postimi i plotë:

Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.

Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.

Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img