Site icon PrishtinaPress

FSK dhe Policia në kërkim të Nezir Osmanit, kanë një kërkesë për qytetarët

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Nezir Osmanit, i lindur më 1963-ën, banues në lagjen “Kodra e Trimave” në Komunën e Prishtinës, i cili është zhdukur që tri ditë.

Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, PK-ja ka bërë të ditur se në kërkim të të zhdukurit kanë dalë edhe FSK-ja dhe ekipet emergjente të Prishtinës, raporton Gazeta Insajderi.

“Po ashtu me datën 06.05.2023 ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë gjitha organet e specializuara për kërkim shpëtim nga Policia e Kosovës , FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version