12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

FSK bëhet Ushtri javën e ardhshme me këtë Ligj (DOKUMENT)

Forca e Sigurisë së Kosovës, javën e ardhshme, do të bëhet ushtri nëpërmjet Ligjit të ri. Përmes projektligjit për shndërrimin e FSK’së në Ushtri parashihet ndërrimi i misionit të FSK’së. Ushtria e Kosovës do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës.

Përkundër komplikimeve ndërkombëtare, ndryshimin e misionit të FSK’së, pritet ta përkrahin vendet kryesore të NATO’s.

Sidoqoftë, me Projektligjin e ri, nuk parashihet t’i ndërrohet emri FSK’së, por vetëm misioni. Nga një organizatë që kishte për qëllim reagimin në raste të katastrofave natyrore, do të marrë rol në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.

Sipas projektligjit, rekrutimi në FSK do të jetë vullnetar.

“FSK do të jetë e pajisur me armatim adekuat, në përputhje me nevojat e FSK’së, për kryerjen e misionit dhe detyrave të saj”, thuhet në Nenin 6 të Projektligjit të FSK’së.

Ky projektligj është hartuar nga Presidenca në bashkëpunim me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Express ka siguruar Projektligjin e ri i cili do të dalë për miratim në Parlament javën e ardhshme.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img