Site icon PrishtinaPress

FSHF: FFK nuk do të paguajë për ndeshjet që i luan në ‘Loro Boriçi’

Është vendosur mes dy federatave që ndeshjet që do të luhen për fazën eliminatore të kampionatit Botëror “Rusi 2018” të përfaqësueses së Kosovës, të zhvillohen në “Loro Boriçi”.
Këtë fakt e ka bërë me dije pak ditë më parë Fadil Vokrri, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi Kosova nuk ka një stadium që i plotëson kushtet.
Por, tashmë janë përcaktuar dhe tarifat për të zhvilluar një takim, ku bëhet me dije se FFK-ja nuk do të paguajë para për ndeshjet që do të zhvillojë në stadiumin “Loro Boriçi”.
Ajo do të mirëpritet për ndeshjet që do të luajë në grupin I, ku rivalë ka Islandën, Turqinë, Kroacinë, Ukrainën dhe Finlandën.

Exit mobile version