6.9 C
Pristina
Sunday, February 2, 2025

Buy now

spot_img

Fshati Vranidoll janë në Prishtinë por nuk mund të shfrytëzojnë Trafikun Urban 

Banorët e fshatit Vranidoll nuk po mund të shfrytëzojnë Trafikun Urban, kjo pasi marrëveshja që Komuna e Prishtinës e lidhi me autobusët rajonal ua pamundëson atyre të kryeqytetit që të ndalen në këto stacione. Banorët e fshatit ankohen për çmime më të larta dhe tollovi në autobus.

Vranidolli është fshati i fundit i komunës së Prishtinës, para se të kalohet në qytetin e Podujevës.

Megjithatë, ani pse është në kryeqytet, jo të gjithë banorët e saj shfrytëzojnë ato që i ofron kjo komunë.

Pas arritjes së një marrëveshje në mes komunës së Prishtinës dhe “Shoqatës së Autobusëve Prishtinë-Podujevë”, Trafiku Urban nuk ndalet në stacionet gjatë magjistrales që për banorët e këtij fshati sjell goxha probleme.

“Vetëm në autobus të Podujevës, në rrugë kryesore ky autobusi i komunës së Prishtinës nuk mundet me ndalë, e ai autobusi i Podujevës babloku mu ndalë kadal dale me i mbledhë, këtu me sy të mijë e kam pa, Vranidoll u ndalë me i marrë nxanësat me shku në shkollë, u dal prej autobusit aq fort që e ka mbushë, i shtyjke nxanësat me hi mrena aq që nuk i nxike”, ka deklaruar Behxhet Reçica, Përfaqësues i fshatit Vranidoll.

Përveç kësaj, dallon edhe çmimi, meqë me Trafikun Urban është më lirë.

“Hypin te Xhamia e Llapit për me ardhë për në Vranidoll, kur vinë në Vranidoll ai ua merr një euro, nëse ti i thu jaran kushton 80 cent bileta, thojnë u habita kishe po shkon deri në Podujevë”, ka theksuar Behxhet Reçica, Përfaqësues i fshatit Vranidoll.

Për këto shqetësime Dukagjini mori edhe një përgjigje nga komuna e Prishtinës, të cilët thanë që enjten mbajtën një takim me Ministrinë e Infrastrukturës, dhe këto probleme pritët të zgjidhen brenda javës.

“U dakorduam në parim për një qasje të përbashkët, me synimin që gjatë javës së ardhshme të ndërmarrim hapa konkretë dhe të marrim vendime të cilat do të miratohen edhe nga Ministria e Infrastrukturës. Këto vendime do të jenë në funksion të zgjidhjes së problematikave ekzistuese dhe përmirësimit të shërbimeve të transportit publik për qytetarët”, thuhet nga Komuna e Prishtinës.

Kjo problematikë erdhi pas protestave të autobusëve që qarkullojnë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, pasi Komuna e Prishtinës vendosi që Trafiku Urban të ketë një çmim të njëjtë për të gjitha linjat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img