Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e fshatit Shkabaj, të Prishtinës se duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme sërish mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është rrëshqitja e dheut mbi gypin e ujësjellësit nga një investitor i cili është duke u marrë me ndërtime të larta të banesave. Në këtë rast, investitori në fjalë duhet të jetë i obliguar nga Komuna e Prishtinës që të bëjë sanimin e defektit dhe të jetë në shërbim të qytetarëve në mënyrë që sa më shpejtë t,u rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm”, njofton ujësjellësi.
Shembja e dheut mbi gypin e ujësjellësit është në rrugën “Gjergj Balsha” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.