Pasi një 32 vjeçar nga fshati Bibaj i Ferizajt ka dal pozitiv në testin e coronavirusit, i tërë fshati sot ka hyrë në karantinë.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e komunës së Ferizajt.
“Tashmë fshati Bibaj është vendosur në karantinë, në izolim të plotë andaj ftojmë qytetarët që të ruajnë qetësinë, por njëkohësisht të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për t’iu shmangur përhapjes më të madhe të këtij virusi”, thuhet në njoftim.
32 vjeçari me vendbanim në Bibaj të Ferizajt kishte ardhur nga Gjermania sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është konfirmuar se është prekur nga virusi COVID-19.