Site icon PrishtinaPress

Fronti Europian prin në bllokun shqiptar ndërsa VMRO-DPMNE në atë maqedonas

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votuan në zgjedhjet e dyfishta, presidenciale dhe parlamentare. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale u votua për dy kandidatë ndërsa për parlamentaret për 17 lista të deputetëve.

Kanë dalur rezultatet e para nga rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell TV21. Nga 20,25 për qind e votave të numëruara në 872 vendvotime, prin Gordana Siljanovska Davkova me 62,37 %, ose me 88.209 vota. Pendarovski ka 30,35 për qind, ose 42,923 vota.

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve, votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale dhe të njëmbëdhjetat parlamentare që nga pavarësimi i RMV-së, njofton Portalb.mk.

Exit mobile version