Anëtari i Serbisë në presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë se është shqetësuese nëse SHBA i kërkon serbëve ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Deklarata e tij vjen pas raportimeve se në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë, Serbisë përmes disa pikave i është kërkuar ta njoh Kosovën.
Dodik madje ka thënë se “nuk duan të besojnë” që një superfuqi si SHBS po e lejon vetën të krijohen keqkuptime të reja.
“Nuk duam të besojmë që një superfuqi si SHBA po lejon që të krijohen keqkuptime të reja nën kulmin e Shtëpisë së Bardhë, dhe një ofertë e tillë do të nënkuptonte këtë. Ne nuk besojmë që SHBA rrezikon stabilitetin e rajonit, sepse ata kanë investuar shumë këtu”, tha ai, përcjell Gazeta Metro.
Ndë të tjera, Dodik shtoi se një letër që kërkon njohjen e Kosovës do ta ngriste menjëherë çështjen e statusit të Republikës Serbe.
Në fund, ai tha se SHBA nuk është gati që të hap një çështje të re në Ballkan, vetëm dy muaj para zgjedhjeve presidenciale.