-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Frikësoheni vazhdimisht se diçka do të shkojë keq? Dy mënyra për të mos u shqetësuar pa arsye!

Nëse gjatë jetës kemi përvoja negative, na ka ndodhur që dikush të na lëndojë, zhgënjejë, të na befasojë për të keq, ndonjë rrethanë e caktuar, apo kemi pasur situata traumatike, ka një rrezik që në kokën tonë të krijojmë projeksione negative

A ju ndodh që të prisni rezultatin për diçka dhe të mendoni se diçka do të shkojë keq? Në situatat kur gjithçka shkonte mirë, kishit frikë se do të ndodhte diçka negative?

Mendimet e këtilla nxisin shqetësime, frikë, situata të pakëndshme, ju pengojnë të jeni të lumtur dhe të kënaqeni me momentin aktual. Prandaj, është me rëndësi që të largoni mendimet obsesive dhe të shkarkoni mendjen tuaj.

Si të ndaloni së frikësuari se diçka do të shkojë keq?

1. Përqendrohuni në atë që mund ta kontrolloni

Në vend që të përpiqeni të fokusoheni në gjërat të cilat nuk mund t’i kontrolloni, përqendrohuni në atë që është në fuqinë tënde. Dijeni se ndryshimet e pabesueshme do të fillojnë në jetën tuaj kur të merrni vendimin për të marrë kontrollin e asaj që keni, në vend që të dëshironi të kontrolloni atë që është e pamundur.

Kur kujdesemi për atë që do të mund të shkojë mbrapsht, ajo që na shqetëson më së shumti janë pikërisht gjërat mbi të cilat nuk kemi kontroll. Në forcën tuaj janë vetëm veprimet tuaja, mendimet dhe fjalët tuaja. Nëse jeni të shqetësuar për paratë, filloni të kurseni. Nëse jeni të shqetësuar se do të humbni punën, azhurnoni CV-në tuaj dhe përgatituni për paraqitje në konkurse të reja.

2. Shkruani një listë të gjërave që u frikësoheni

Edhe pse kjo gjë do t’ju duket kundërproduktive, në fakt, përballja dhe të qenit i vetëdijshëm për frikën vetjake është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kur imagjinoni që çdo gjë që mund të shkojnë keq, gjërat duken shumë më të frikshme në kokën tuaj sesa janë në të vërtetë. Ndonjëherë duke parë frikën tuaj të shkruar në letër ju jep kontroll mbi të, jo anasjelltas.

Pra, kur të filloni të shkruani frikën tuaj, do ta keni më të lehtë t’i përballoni ato. Shumë nga gjërat që keni frikë nuk do të ndodhin, dhe ju mund të bëheni të vetëdijshëm për këtë kur t’i shkruani dhe t’i kuptoni. Gjithçka zakonisht rezulton shumë më mirë nga sa prisni.

3. Flisni me dikë

Nëse përballeni me frikë dhe parashikime të rregullta negative, është gjithashtu e rëndësishme të flisni me një profesionist, në formën e një psikologu dhe psikiatri. Përveç kësaj, ju gjithashtu mund të flisni me miqtë dhe anëtarët e familjes dhe të tregoni emocionet tuaja.

Ballafaqimi me mendimet negative është më i lehtë kur i flisni dhe i lini të shkojnë. Ndani ndjenjat tuaja me dikë dhe mund të merrni këshilla të rëndësishme dhe të kuptoni se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

4. Plani për një emergjencë

Ndonjëherë mënyra më e mirë për të kapërcyer frikën është të bëni një plan “për çdo rast”. Për shembull, nëse keni frikë se mos humbisni punën tuaj, mendoni se çfarë duhet të bëni nëse kjo ndodh. Shqetësimi për atë që mund të shkojë keq nganjëherë rritet nëse nuk dini si të trajtoni një situatë të vështirë.

Të kesh një plan mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet, mund t’ju sjellë lehtësim. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe të mos shqetësoheni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img