-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Frikë për zgjerim të konfiktit, SHBA kryen sulme në baza të përdorura nga Irani në Siri

Frika për përhapjen e konfiktit Izrael-Hamas, u përforcua edhe më shumë te enjten, kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin ndërmarrë sulme në Siri. Sic bëri të ditur Pentagoni, sulmet ajrore shënjestruan dy depo armësh dhe municionesh të përdorura nga Garda Revolucionare e Iranit.

Megjithatë, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin u kujdes të theksonte se bombardimet nuk kishin lidhje me luftën, por ishin një kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit të milicive të mbështetura nga Irani, ndaj bazave amerikane në Siri dhe Irak.

“Irani kërkon të fshehë dorëndhe të mohojë rolin e tij në këto sulme kundër forcave tona. Ne nuk do t’i lejojmë dhe nëse sulmet nga aleatët e Iranit kundër forcave amerikan do të vazhdojmë, nuk do të hezitojmë të marrim masa të mëtjeshme për të mbrojturqytetarët tanë”, u shpreh Austin.

Sic bëhet e ditur trupat e Shteteve të Bashkuara dhe të koalicionit janë sulmuar të paktën 12 herë në Irak dhe 4 herë në Siri që prej shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit dhe një total prej 21 pjesëstarësh të stafit kanë marrëplagë të lehta.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se presidenti amerikan Joe Biden i kishte përcjellë një paralajmërim të fortë dhe të rrallë liderit supreme të Iranit, Ajatollahut Ali Khamenei.

Sakaq, gjatë asamblesë sëpërgjithshmë të OKB në Nju Jork, ministri i jashtëm i Teheranit paralajmëroi se Uashingtoni nuk do të kursehej nga zjarri që ka përshirë rajonin nësë dhuna në Gaza vazhdon. SHBA kanë dërguar luftanije dhe të enjten njoftuan se po zhvendosnin edhe 900 trupa në rajon./a2cnn/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img