Pas urdhrit të Vladimir Putinit për të mobilizuar ushtrinë, burrat rusë po nxitojnë të largohen sa më parë nga vendi i tyre për t’i shpëtuar kështu rekrutimit.
Flukse të mëdha automjtesh janë raportuar gjatë këtyre orëve në kufirin me Gjeorgjinë. Situatë e ngjashme është edhe në kufirin me Finlandën, raporton Reuters.
Roja kufitare i Finlandës tha se numri i rusëve që hynë në vend dje të enjten ishte më shumë se dyfishi i të enjtes së kaluar.
“Këtë mëngjes ka ende shumë trafik ndoshta është rritur pak që nga dje”, tha të një zëdhënës i rojes kufitare këtë mëngjes.
Finlanda po konsideron ndalimin e shumicës së rusëve që të hyjnë në territorin e saj pasi trafiku nga fqinji i saj lindor u rrit të enjten teksa Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm./Prishtinapress/