2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Frikë nga dy kosovarët? Kroatët citojnë Ismet Munishin: “Nëse këta dy luajnë nga minuta e parë, ne fitojmë 2:0”

Gazeta kroate Sportske Novosti i ka kushtuar vëmendje fjalëve të Ismet Munishit, trajnerit të Dukagjinit, para ndeshjes së sotme mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Evropian.

Në titullin e shkrimit të sotëm, Sportske Novosti shkruan: “Sulmuesi i Dinamos dhe ish-lojtari i Osijekut sulmojnë Kroacinë? ‘Nëse ata luajnë nga minuta e parë, ne fitojmë 2:0’.”

Sipas Ismet Munishit, shqiptarët sot duhet ta nisin ndeshjen me dy lojtarë që kanë shumë lidhje me Kroacinë – Arbër Hoxhën dhe Mirlind Dakun. I pari është futbollist i Dinamo Zagrebit, ndërsa ky i fundit i ka kaluar disa sezone duke luajtur për ekipin e parë dhe të dytë të Osijekut.

“Ka ardhur koha që Sylvinho të përdorë artilerinë e rëndë. E kam fjalën për Dakun dhe Hoxhën. Mendoj se Daku duhet ta fillojnë këtë ndeshje nga minuta e parë sepse ka treguar lojë shumë të mira, është në formë fantastike, ka shënuar gola dhe asistime”, tha Munishi dhe vazhdoi:

“Më pas Arbër Hoxha, që u tregua kundër Italisë, mund të ndihmojë shumë me driblime, goditje dhe krosime në aksionet sulmuese. Ai mund të jetë më i rrezikshëm se Seferi në sulm. Sipas meje, nëse Sylvinho e nis me këta dy lojtarë, Shqipëria fiton 2:0”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img