-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Frikë nga anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, Serbia në ofansivë diplomatike

“Novosti” shkruan se çështja e Kosovës ka ndarë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit, të cilët për herë të parë nuk po mund të arrijnë konsensus për një temë.

Serbia është gjithnjë e më e frikësuar nga anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL.

Pak ditë para Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, vazhdojnë reagimet nga Serbia kundër anëtarësimit të Kosovës.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se çështja e Kosovës ka ndarë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit, të cilët për herë të parë nuk po mund të arrijnë konsensus për një temë, respektivisht nëse kërkesa e Kosovës për anëtarësim të përfshihet në rendin e ditës të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, transmeton lajmi.net.

Shefi i INTERPOLIT serb Milan Dimitrijeviq, është ankuar se anëtarësimi Kosovës në këtë organizatë do të përbënte një precedent dhe shkelje juridike.

“Kreu i  INTERPOL-it është njoftuar me argumentet e Serbisë për vite me radhë. Anëtarësimi i Kosovës do të ishte një shkelje e Rezolutës 1244 dhe do të shkeleshin rregullat e INTERPOL-it, të cilat në mënyrë të qartë përcaktojnë se si dhe në çfarë kushtesh mund të bëhet një vend anëtar i kësaj organizate”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img