4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Frika nga martesa ekziston, këto janë problemet e mëdha që mund të krijojë

Njerëzit që kanë gamofobi shpesh ndiejnë njëfarë ankthi kur përmendet martesa dhe kjo fobi mund të trajtohet me ndihmën e një profesionisti dhe terapisë.

Nëse njihni dikë që është gjatë gjithë kohës në një marrëdhënie, por për periudha të shkurtra dhe me njerëz të ndryshëm, ka mundësi që ky person të vuajë nga gamofobia.

Gamofobia është një frikë e fortë nga angazhimi afatgjatë ose frika nga martesa. Mund t’i pengojë njerëzit të shijojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe domethënëse.

Një ndarje e dhimbshme, divorci ose përvoja traumatike në fëmijëri ose moshë madhore mund t’i bëjë njerëzit të kenë frikë t’i përkushtohen dikujt që duan.

Mirëpo, nuk është e nevojshme të jesh divorcuar në vetën e parë, ndonjëherë mjafton vetëm të kesh dëshmuar këto peripeci të dhimbshme në vetën e tretë për të zhvilluar një fobi të tillë.

Kjo fobi mund të prekë si burrat ashtu edhe gratë pa dallim, më tepër është një çështje e të kuptuarit të roleve të ndryshme që gratë dhe burrat zënë brenda shoqërisë.

Njerëzit me gamofobi mund të përjetojnë edhe simptoma fizike si marrje mendsh, rrahje zemre, dridhje ose shqetësim në stomak. Mund të ndodhë kur ata thjesht mendojnë të krijojnë një marrëdhënie serioze me dikë tjetër.

Çuditërisht, gjenetika gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në gamofobi, sipas dr. John Lucas, profesor në universitetin e Weill Cornell në New York.

Ajo që ne shpesh e quajmë ‘temperament’, është e lidhur shumë edhe me gjenetikën tonë.”

Ekspertët sidoqoftë, bien dakord se për të tejkaluar gamofobinë, kërkohet një punë e vazhdueshme me veten dhe terapi që do t’ju ndihmojë të kuptoni rrënjët e gamofobisë dhe si ta tejkaloni atë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img