Home Baner Frashër Krasniqi ia bën analizën deklarimeve të Liburn Aliut, nxjerr këto përfundime

Frashër Krasniqi ia bën analizën deklarimeve të Liburn Aliut, nxjerr këto përfundime

Mbrëmë në Pressing të T7 në një intervistë ekskluzive ka folur ministri i Infrastrukturës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu. Kjo intervistë e Aliut ka qenë paraqitja e tij e parë televizive pas raportimeve në media për projektin infrastrukturorë Dollc-Gjakovë dhe për ngritjen e dyshimeve se këshilltari i Aliut është përfshirë në një aferë korruptive, gjë për të cilën tashmë Prokuroria Speciale ka nisur edhe hetime.

Por për gjithë deklarimet në Pressing të T7, për mohimin e aferës dhe për banesën në lagjen Marigona, një analizë deklaratave të Aliut ua ka bërë ish-bashkëpartiaku, Frashër Krasniqi, i cili rrugëtimin e tij politik e ka vazhduar pas Molliqajt në Partinë Socialdemokrate.

Krasniqi thotë se deklarimet e ministrit se kanë pritur që do të jetë një skandal shumë i madh, tregojnë se në ministrinë që drejton Aliu ndodhin skandale edhe më të mëdha. 

Ndërkohë, sa i përket deklarimeve për banesën e blerë në lagjen Marigona, Kransiqi thotë se Liburn Aliut mbase si kujtohet çmimi se ndoshta ka shumë para, apo se ndoshta i vije turp që të tregojë sa shtrenjtë e ka blerë.

Exit mobile version