Çifti nuk e ka konfirmuar asnjëherë lidhjen e tyre, por detaje të ndryshme dhe postimet në rrjetet sociale tregonin që ata ishin bashkë.
Mesa duket romancës së tyre i ka ardhur fundi. Fillimisht zbuluam se Françeska dhe Andi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Madje dhe shkrimet që vendosnim nëpër foto na bënë të kuptonim se diçka nuk shkonte mes tyre.
Më pas burime pranë çiftit konfirmuan për Blitz.al se ata janë ndarë dhe shkaku ka qenë pikërisht: mos përputhje karakteri. Por vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mirë miqësore.