Pothuajse tre në katër francezë thonë se janë të pakënaqur me presidentin Emmanuel Macron, kryesisht për reformën e pensioneve, sipas një sondazhi të Ifop për gazetën Journal du Dimanche të publikuar sot.
Sipas këtij barometri mujor, vetëm 26% e të anketuarve janë përgjigjur se janë të kënaqur me presidentin e vendit.
Kjo përqindje është ulur me dy pikë krahasuar me një muaj më parë, por nuk është më e ulëta e regjistruar deri më sot.
Popullariteti i Macron kishte rënë në 23% në dhjetor 2018, në kulmin e krizës së “jelekëve të verdhë”.
Por krahasuar me prillin e vitit 2022, kur ai u rizgjodh në presidencë, popullariteti i tij duket i ulur me 15 pikë.
Nga 72% që shprehin pakënaqësi me presidentin, 47% thonë se janë “shumë të pakënaqur”, një përqindje që është rritur me shtatë pikë.
Sondazhi u krye në internet midis 14-21 prillit, mes një kampioni përfaqësues prej 1,955 personash.
Marzhi i gabimit statistikor është 1-2,3%.