Franca thotë se evakuoi 42 persona nga Gaza të hënën përmes pikës kufitare Rafah.
Në mesin e tyre ka shtetas francezë dhe staf nga instituti francez i kulturës, shkruan The Guardian.
“Pas një kërkese nga Franca, 42 persona u larguan sot nga Rripi i Gazës përmes pikës kufitare Rafah që ndodhet në Egjipt”, tha Ministria e Jashtme e Francës në një deklaratë.