Site icon PrishtinaPress

Franca pezullon të gjitha linjat e autobusëve dhe tramvajit mes trazirave

Franca do të pezullojë të gjitha linjat e autobusëve dhe tramvajit në mes të trazirave të vazhdueshme për të shtënat e policisë.

Protestat e dhunshme po përhapen në të gjithë Francën pasi një 17-vjeçar u qëllua nga policia gjatë një ndalimi në periferi të Parisit, Nanterre, të martën, shkruan Skynews.

Pas kësaj, njerëzit kanë dalë në rrugë për tre net radhazi për të protestuar, duke djegur makina dhe duke hedhur gurë dhe fishekzjarre.Presidenti francez Emmanuel Macron u ka kërkuar prindërve që të mbajnë adoleshentët në shtëpi për të kufizuar trazirat në qytetet franceze.

Exit mobile version