Kombëtarja e Francës ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Franca është kombëtarja e parë që siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pasi ka mposhtur 2:0 në çerekfinale Uruguain, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Nizhny Novgorod’.
‘Gjelat’ ishin skuadër më e mirë në këtë ballafaqim, duke arritur të shënojnë nga një gol në secilën pjesë.
Ishte Varane që shënoi për 1:0 në minutën e 40’.
Golin e dytë për Francën e shënoi Griezmann, në minutën e 61’ të ndeshjes, pas një gabimi të rëndë të portierit Muslera.
Në gjysmëfinale, Franca do të takohet me fituesin e përballjes Brazil – Belgjikë.