Site icon PrishtinaPress

Franca në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Kombëtarja franceze ka siguruar çerekfinalen e Kampionatit Evropian pasi mposht Belgjikën në 1/8-e finales.

Franca mposhti Belgjikën me epërsi minimale me rezultat 1:0, me golin e shënuar pesë minuta para përundimit të kohës së rregullt.

Sulmuesi i PSG-së, Randal Kolo Muani shënoi golin e fitores për francëzët.

Në çerekfinale, Franca do të përballet me fituesin e takimit në sfidën mes Protugalisë e Sllovenisë.

Exit mobile version