Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave dhe shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Përmes një deklarate, Franca i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë punën e tyre në drejtimin e uljes së tensioneve në mënyrë që të shkohet drejt marrëveshjes së përgjithshme, raporton express.
“Ne mirëpresim njoftimin për heqjen e shpejtë të pengesave në veri të Kosovës dhe përpjekjet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur këtë rezultat. I bëjmë thirrje autoriteteve serbe dhe kosovare që të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv për të ulur tensionet në terren dhe për të shkuar drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.
Po ashtu, Franca tërheq vërejtjen se edhe marrëveshjet e deritanishme mes Kosovës dhe Serbisë të zbatohen.
“Të gjitha angazhimet e marra në kuadër të këtij dialogu duhet të zbatohen”./Prishtinapress/