0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Franca mbetet kampione e investimeve në Evropë

Franca ka numrin më të madh të investimeve të huaja. Kjo i sjell vendit prestigj. Por impakti i tyre në rritjen ekonomike të vendit nuk është shumë i madh.

Douvrin Billy-Berclau në Hauts-de-France në veri është shndërruar në një kantier të madh ndërtimi. Rreth 1000 punëtorë janë duke punuar me shpejtësi për të përfunduar të parën nga tre sallat e mëdha të fabrikës ku do të prodhohen qelizat e baterive për makinat elektrike. Është fabrika e parë e këtyre përmasave në Francë.

Projekti prej tre miliardë eurosh, i quajtur Automotive Cells Company ACC, po ndërtohet nga prodhuesi evropian i makinave Stellantis, prodhuesi gjerman i makinave Mercedes dhe gjigandi francez i energjisë TotalEnergies. Deri në 2000 vetë pritet të punojnë këtu një ditë. Dhe është vetëm njëri nga projektet e shumta të Francës me pjesëmarrje të huaj.

Vitin e kaluar në Francë janë bërë 1.300 investime nga  jashtë, sidomos në fushën e farmaceutikës, softuerëve dhe telekomunikacionit. Franca është kështu prej vitit 2019 vendi me numrin më të lartë të investimeve të huaja në BE. Më parë lista kryesohej nga Britania e Madhe. Por impakti makroekonomik i investimeve është relativisht i vogël.

Matthieu Hubert, Drejtori i Komunikimit i ACC, ecën rreth kantierit të ndërtimit, shtrëngon duart dhe bisedon me punëtorët. “Për momentin, ne i marrim të gjitha bateritë nga Azia – nga Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia. Ne tani duam të ngremë degën  tonë në mënyrë që dhe projektimi, prodhimi dhe shitja e baterive të bëhen në Francë,” i tha ai DW.

Industria franceze përfiton nga energjia bërthamore

Ndërtime të tilla janë planifikuar edhe në Gjermani dhe Itali në vitet e ardhshme. Në total, investitorët po shpenzojnë shtatë miliardë euro dhe do të marrin subvencione evropiane prej 1.2 miliard euro.

Megjithatë, ka arsye pse kjo fabrikë e madhe e konsorciumit ndodhet në Francë, tha Hubert. “Këtu ka inxhinierë dhe teknikë jashtëzakonisht të kualifikuar – Franca ka një kulturë industriale të mirëfilltë. Përveç kësaj, vendi ka një avantazh të qartë, sidomos në krahasim me Gjermaninë: Energjia bërthamore, e cila është e lirë,” thotë sipërmarrësi. Energjia bërthamore përbën rreth 70 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Francë. Qeveria dëshiron të vazhdojë të mbështetet në të – dhe po planifikon të ndërtojë edhe së paku gjashtë reaktorë bërthamorë shtesë.

Termomiksi gjithashtu përfiton

Neil Bernard, drejtor i çështjeve publike, aksesit në treg dhe komunikimit në kompaninë farmaceutike italiane Chiesi, shton një argument tjetër: “Autoritetet e Francës kanë qenë gjithmonë shumë mbështetëse për ne në projektet tona – ne ndihemi të mirëpritur këtu,” tha ai për DW.

Jashtë Italisë – selinë e ka në Parma – Chiesi ka fililal vetëm në Francë. Vendi ka qenë për kompaninë një “territor strategjik” për 30 vjet. Chiesi ka një qendër kërkimore në Bois-Colombes pranë Parisit dhe një sallë prodhimi në La Chaussée-Saint-Victor në Francën qendrore.

Kjo e fundit tani do të zgjerohet edhe më tej. Deri në vitin 2026 aty do të investohen 60 milionë euro dhe do të rritet numri i punonjësve nga 170 në 300. “Programet qeveritare si ‘France Relance’, të cilat nxisin energjitë e rinovueshme, ndër të tjera, na tregojnë se qeveria mendon njësoj me ne”, thekson Bernard. Chiesi synon ta arrijë zeron neto deri në vitin 2035: kompania duhet të emetojë më pas po aq CO2 sa absorbon.

Edhe kompania gjermane Vorwerk, jep si argument për vendim të ri investimi mbështetjen e qeverisë. Kompania me seli qendrore në Wuppertal shet procesorin  ushqimor Thermomix dhe është e pranishme në Francë prej tashmë 50 vjetësh dhe tani po ndërton një vend të dytë prodhimi në Donmar në rajonin verior të Qendrës-Val-de-Loire me një kosto prej 57 milionë eurosh.

“Ne e dimë se qeveria është miqësore me biznesin dhe dëshiron të ri-industrializojë Francën dhe ne e mirëpresim këtë,” tha për DW Sebastian Weber, drejtor i përgjithshëm i Vorwerk Semco, filialit të parë francez të kompanisë në Cloyes-les-trois-Rivieres, në jug të Parisit. Ai shton se Franca ka një infrastrukturë shumë të mirë dhe specialistë të trainuar mirë.” Nga këto, Vorwerk planifikon të rekrutojë 74 të tjerë për të punuar në fabrikë, e cila do të përfundojë deri në fund të vitit 2024.

Pse ekonomia e Francës po rritet me të vërtetë

Në fakt, qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka kryer disa reforma pro biznesit, siç nënvizohet nga ministri delegat për tregtinë e jashtme, për të rritur joshjen e e biznesit në Francë ose  jashtë vendit Olivier Becht. “Ne kemi reduktuar taksat e korporatave nga 33 në 25 për qind, i kemi bërë ligjet tona të punës më fleksibël, kemi reduktuar barrën administrative për kompanitë që duan të hapen këtu dhe kemi lëshuar më shumë tokë për ta”, tha ai për DW. Popullariteti i Francës si një vend i përshtatshëm për investime të huaja është një bekim për ekonominë. “Në vitin 2022, investimet e huaja direkte krijuan 58 mijë vende pune. Ekonomia jonë u rrit me 2.6 për qind dhe do të vazhdojë të zgjerohet këtë vit, ndërsa vende të tjera si Gjermania janë në recesion”, thotë ai.Por Anne-Sophie Alsif, kryeekonomiste në konsulencën e menaxhimit BDO, thotë se investimet e huaja vështirë se janë përgjegjëse për shifrat e mira ekonomike. “Papunësia e Francës në fakt ka rënë nga mbi dhjetë për qind disa vjet më parë në rreth shtatë për qind tani, por kjo është kryesisht për shkak se kemi një popullsi në plakje dhe kemi më pak njerëz në moshë pune,” tha ajo për DW. “Ekonomia jonë po rritet kryesisht sepse gjatë pandemisë së Koronës dhe që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shteti ka shpërndarë shumë subvencione për kompanitë që donin t’i

Një “ekosistem” për bateritë për lëvizshmërinë me ndihmën e energjisë elektrike

Në rajonin Hauts-de-France, megjithatë postet shtesë janë më se të mirëpritura. Sektori tradicional i automobilave  aktualisht punëson aty më shumë se 50 000. Por shumë nga këta punëtorë do të duhet të gjejnë punë të reja deri më 2035, sepse Bashkimi Evropian do ta ketë ndaluar deri atëherë shitjen e makinave me motorë me djegie të brendshme.

Sekretari i Përgjithshëm i ACC Hubert shpreson se disa nga këta punonjës do të transferohen në fabrikën e tij. “Ne duam të rritim prodhimin këtu sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndërtojmë një ekosistem të tërë për bateritë për makinat elektrike me një zinxhir furnizimi,” thotë ai. Ky ekosistem, i cili do të përfshijë të paktën tre fabrika të tjera me bateri, parashikohet të punësojë 10,000 njerëz. Qeveria tashmë po e quan rajonin Lugina Franceze e Baterive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img