7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Franca: Jo bisedime me Britaninë, pa kushtet e “Brexit”-it

François Hollande i tha kryeministres britanike Theresa May se, BE-ja nuk është e përgatitur për të diskutuar të ardhmen e raportit me Britaninë, pa u rënë dakord për kushtet e largimit të saj.

Presidenti francez, në bisedën telefonike që zhvilloi me kreun e ekzekutivit britanik, i bëri jehonë komenteve të mëparshme të presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk, dhe Kancelares gjermane Angela Merkel, se tregtia dhe bisedimet për divorcin nuk mund të zhvillohen paralelisht.

Në komunikatën për shtyp të publikuar nga presidenca franceze shkruhet se, fillimisht duhet të nisin diskutimet për modalitetet e tërheqjes, sidomos për të drejtat e qytetarëve dhe detyrimet që vijnë nga angazhimet e mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar. Më pas, bazuar në progresin e bërë, mund të hapen bisedimet për kornizën e marrëdhënieve të ardshme mes Britanisë dhe Bashkimit Europian.

Në komunikatë theksohet se, bisedimet duhet të jenë konstruktive dhe transperente, si dhe të respektojnë rregullat e interesat e bllokut. Qeveria britanike, ndërkohë, u shpreh se qëndrimi i Merkelit më herët dhe ai i Hollande së fundmi janë një taktikë negociimi.

Zyrtarë britanikë thanë se është fillimi i negociatave dhe dihet që palët do të marrin qëndrime të forta, por duhet pritur për të parë sesi do të shkojnë gjërat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img