1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Franca i kërkon Kosovës pezullimin e vendimit për dinarit: I nxituar

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme në Francë ka reaguar për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës i cili hyri në fuqi gjatë ditës së enjte.

Franca shprehet se është e shqetësuar me autorizimin vetëm të euros për transaksione të parave në territorin e Kosovës.

Ky vendim, sipas këtij shteti, është marrë në mënyrë të nxituar dhe mund të ketë pasoja në jetën e komunitetit serb në Kosovë.

Tutje, bëhet e qartë se Franca kërkon pezullimin e kësaj mase që të sigurohet një periudhë tranzicioni.

“Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni. U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.” thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img