1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Franca e interesuar për Ligjin mbi Investimet Strategjike në Kosovë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Marsey Daviet.

Ajo, sipas njoftimit për medie, e informoi ambasadoren Daviet rreth punës që po bën qeveria e Republikës së Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Ajo i shpjegoi ambasadores për rrjedhën e shumë projekteve në të cilat po punohet duke u fokusuar në veçanti rreth politikave nxitëse që po përpiqet t’i krijojë qeveria për tërheqjen e sa më shumë investimeve të huaja direkte nga kompani të mëdha ndërkombëtare.
Në anën tjetër, ambasadorja Daviet u interesua në lidhje me Ligjin për Investime Strategjike. Ajo shprehu mbështetjen e Qeverisë franceze për miratimin e këtij ligji, duke theksuar se ky ligj është i rëndësishëm sepse do të reduktonte kohën dhe barrierat për kompanitë e mëdha që ato të investojnë në Kosovë.
Ndërsa sa i përket projektit të Brezovicës, ambasadorja Daviet, tha se ky projekt është duke u ndjekur me interesim të lartë nga shumë kompani franceze dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Francës që të punojë së bashku me Qeverinë e Kosovës në mënyrë që ky projekt i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë të realizohet në një të ardhme të afërt./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img