Ambasada e Francës e ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmshëm terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.
Në reagimin e saj në platformën X, kjo ambasadë tha se ku sulm u bë ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal uji në Zubin Potok që është qenësor për furnizimin e Kosovës me ujë dhe për operimin e termocentraleve të Kosovës.
“Sulmi duhet të hetohet dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë”.
“Ne falënderojmë edhe KFOR-in e EULEX-in për reagimin e tyre të shpejtë dhe mirëpresim koordinimin me qeverinë e Republikës së Kosovës”, u tha në reagimin e Ambasadës së Francës në Prishtinë.