Site icon PrishtinaPress

Fqinjët në hall me Neymarin për zhurmën që po krijon nga festat e ndryshme, ndërhyn edhe kryebashkiaku i Bougivalit

Kryebashkiaku i Bougival, komuna në periferinë e Parisit ku jeton edhe Neymar, ka nisur procedurat e ndërmjetësimit pas ankesave në lidhje me festat e sulmuesit brazilian.

Sipas “RMC Sport”, këto festa po pengojnë dhe zemërojnë fqinjët e tij.

Zyrtari, Luc Wattelle, foli të shtunën me qiradhënësin e Neymarit, ku ky i fundit ka treguar se do të kishte një bisedim me babanë e sulmuesit të Paris Saint-Germainit.

Festa që Neymar organizoi për ditëlindjen e tij të 31-të javën e kaluar thuhet se ka zemëruar veçanërisht fqinjët e tij, pasi zhurma nga festimet në vilën e tij pesëkatëshe u përshkrua si “jashtëzakonisht e bezdisshme”. 

Mësohet se banorët e Bougivalit kanë lajmëruar policinë dhe ngjarja ka vazhduar deri pak para mesnate. Ai gjithashtu thuhet se mbajti një festë e cila zgjati deri në orën 5 të mëngjesit në vazhdën e fitimit të titullit të ligës nga PSG vitin e kaluar.

Wattelle ka thënë se i vjen keq për mungesën e dialogut me Neymarin dhe se një ankesë për “prishje të përsëritura të rendit publik” do t’i paraqitej prokurorit.

Exit mobile version