0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“FoxNews”: Kosova, vendi i dytë me shumicë myslimane që miraton përkufizimin e IHRA’s për antisemitizmin

Kosova u bë vendi i dytë me shumicë myslimane që miraton definicionin e anti-semitizmit të Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (IHRA), një organizatë kjo ndërqeveritare, duke iu bashkuar kështu 43 vendeve të tjera.

Vendi i Evropës Juglindore miratoi të enjten, më 8 qershor, rezolutën për miratimin e përkufizimit të përcaktuar nga IHRA.

Siç raporton “FoxNews”, vendimi është bërë i ditur në Twitter nga e ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

IHRA është e vetmja organizatë ndërqeveritare e mandatuar të fokusohet vetëm në çështjet e lidhura me Holokaustin dhe e ka përcaktuar antisemitizmin si një “perceptim të caktuar të hebrenjve”, duke përfshirë urrejtjen retorike dhe fizike ndaj hebrenjve.

“Antisemitizmi është një perceptim i caktuar ndaj hebrenjve, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit janë të drejtuara ndaj individëve hebrenj ose johebrenj dhe/ose pronës së tyre, ndaj institucioneve të komunitetit hebre dhe objekteve fetare”, thotë faqja e internetit e IHRA.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, falënderoi parlamentin për vendimin përmes një postimi në Twitter, duke ndarë përkushtimin e vendit “për të afruar dy vendet dhe popujt tanë”.

“Dua të falënderoj 79 deputetët e të gjitha partive në pushtet dhe opozitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës që sot njëzëri votuan dhe miratuan përkufizimin e punës të IHRA-s për antisemitizmin. Ne mbetemi të përkushtuar për afrimin e dy vendeve dhe popujve tanë”, tha Ziv në një postim në Twitter.

Në mars 2021, Kosova i çoi edhe më tej marrëdhëniet e saj me Izraelin kur vendi hapi ambasadën në Jerusalem. Veprimi ishte i kontrovers, pasi ishte vendi i parë evropian që hapi një ambasadë në qytetin e diskutueshëm, statusi i të cilit është në thelb të konfliktit izraelito-palestinez.

Demiri ndërkaq e mbrojti këtë përpjekje, duke thënë në një postim në Twitter se ishte “nderi më i madh” i jetës së saj.

Kosova ndoqi Shtetet e Bashkuara dhe Guatemalën në hapjen e ambasadave në Jerusalem.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img