Djaloshi kosovar Ben Godeni dhe Fjolla Rraci do të shfaqen më 14 shtator në New York, në njërin prej ekraneve të Time Square-it, si pjesë e video prezantimit të “National Down Syndrome Society” do të shfaqen shumë foto të personave me sindromën Down duke punuar, luajtur, mësuar apo pranë më të dashurve të tyre.
Për herë të parë, këtë vit do të paraqitet edhe një fëmijë nga Kosova.
Këtë e ka treguar vetë Fjolla në llogarinë e saj në Facebook duke shkruar se Benin e do përtej çdo largësie.
“BEN GODENI, foto jonë do të shfaqet në Time Square!
Ben, ti je MADHNI e unë t’du përtej çdo largsi”, ka shkruar ajo.
Çdo vit ‘National Down Syndrome Society’ ia kujton botës në mënyrën më madhore të mundshme se personat me sindromën Down janë pjesë e rëndësishme e shoqerisë, duke shfaqur imazhet e tyre në Time Square.