3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Fotografia familjare e Samitit në Tiranë

Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit të Tiranës për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, kanë realizuar ‘fotografinë familjare’ në ambientet e Hotel Marriott, në kullën e Air Albania Stadium.

Fotografia është shkrepur nën ritmin e muzikës folklorike shqiptare, dhe vallëzimin e valltarëve të Ansamblit.

Liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor në samitin e përbashkët në Tiranë të Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshjen për zvogëlim të tarifave të roamingut, e cila do të nisë së zbatuari më një tetor të vitit 2023.

Kjo marrëveshje kërkon që të reduktohen edhe tarifat e roamingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin që ato të hiqen tërësisht më vonë.

Samiti në Tiranë është i pari midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.

Megjithatë, përzgjedhja e Tiranës nuk ishte rastësi.

Zgjedhjen e Tiranës për mbajtjen e samitit, Qeveria e Shqipërisë e ka cilësuar sinjë vlerësim strategjik. Kjo sepse vendi ka luajtur rolin e tij duke dhënë një sërë provash se është gati për t’u vlerësuar.

Në këtë takim, udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img