Një fotografi e bërë gjatë sulmit terrorist të së mërkurës në Londër është duke u shpërndarë me të madhe nga të gjitha mediat në Britani, por edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Gruaja myslimane e mbuluar, e cila shihet duke kaluar mbi urën “Westminster” aty ku u shkelën nga terroristi disa kalimtarë dhe përfunduan të vdekur, shihet e shokuar nga ajo që po e sheh, shkruan Gazeta Express.
Njerëzit në rrjetet sociale po e quajnë si “fotografia më domethënëse ndonjëherë”, pasi sulmuesi kishte qenë mysliman, dhe vet myslimania e shokuar nga tmerri që pa.