Kompania shqiptaro-amerikano Tafingo e cila vepron në SHBA dhe Kosovë ka mbuluar billbordet e Amerikës me urimin për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kompania shqiptaro-amerikane Tafingo ka siguruar billborde në autostradën më të frekuentuar në Amerikë I-95 që niset nga Boston e mbaron në shtetin Floridës, për të uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe për të promovuar shtetin e Kosovës tek miliona amerikanë që udhëtojnë në këtë rrugë çdo ditë.
HAPPY INDEPENDENCE DAY KOSOVA! 14th ANNIVERSARY, këtë mbishkrim dhe figurën e Komandantit legjendar Adem Jashari, amerikanët do e shohin për një javë anë e mbanë Amerikës.