Besarta Jashari, vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari, sot ka pranuar një vepër artistike, ku është pikturuar ajo me të atin.
Këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Kjo vepër u realizua nga artisti Albion Begisholli, vepër të cilën Besarta e konsideroi si jashtëzakonisht të veçantë.
“Në 20-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kisha ndarë një fragment nga kujtesa ime për ditët e lavdisë. Ky rrëfim bëri që artisti Albion Begisholli të vizualizojë përmes ngjyrës, në veprën e tij artistike, që si personazh jam Unë dhe babushi hero Hamëz Jashari. Sot, pranova këtë vepër artistike jashtëzakonisht të veçantë, andaj më lejoni të falënderoj artistin Albion Begisholli, që i premton shumë artit”, ka shkruar ajo.