1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Fotografi nga lufta ku Nasim Haradinaj mban varur në qafë kryqin e dhuruar nga një ushtar katolik

Në aktakuzën e bërë publike nga Gjykata Speciale, përmes së cilës akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Rexhep Selimi, përmenden krimet e pretenduara që kanë kryer ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Mes pikave të aktakuzës, ky dokument i Speciales përmend edhe krimet ndaj katolikëve që thuhet se i ka bërë UÇK-ja. Një konstatim i tillë ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë, duke akuzuar Hagën se po bën përpjekje për të krijuar ndarje mes komuniteteve. Ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë thënë se në luftë nuk ka pasur ndarje mes feve.

I vetmi përkushtim i tyre ka qenë lufta për çlirimin nga Serbia. Këtë gjë e vërteton më së miri edhe një fotografi e bërë publike ku shihet Nasim Haradinaj me disa pjesëtarë të UÇK-së. Haradinaj siç shihet në foto ka të varur në qafë një kryq që ia ka dhuruar një ish-pjesëtar i UÇK-së katolik me emrin Anton.

Kryqi në këtë foto nuk shihet mirë por historia e këtij simboli katolik të varur në qafën e një ushtari mysliman tregon se Haradinajt i është dhuruar për ta ruajtur nga të këqijat që mund t’i sillte lufta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img