Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është dekoruar dje me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë, nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Ceremonia është mbajtur në rezidencën e ambasadorit gjerman, dhe në të kanë marrë pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Kënaqësi të isha pjesë e ceremonisë ku Ministri ynë në largim i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u dekorua me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë. Ministrin Mehaj e falenderova për kontributin e madh, ndërsa Ambasadorin Rohde për mirënjohjen”, ka shkruar Kurti.


