Site icon PrishtinaPress

Fotografi ekskluzive nga vizita e presidentit Thaçi në kufirin verior me Serbinë (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi ka shkuar për vizitë në Veriun e Kosovës. Ai i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka vizituar pikën kufitare në Jarinje, në kufirin me Serbinë.
Lajmi.net ka raportuar sot më herët ekskluzivisht për këtë vizitë. Po ashtu me presidentin ishte edhe drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.
Kjo është hera e parë që një President i vendit shkon në pjesën më veriore të vendit, në kufirin me Serbinë.
Së shpejti do të botojmë edhe deklaratat e presidentit dhe drejtorit të policisë. /Lajm.net/


 

Exit mobile version