Rita Ora publikoi një imazh, të shkrepur në fëmijëri, kur ishte në pushime bashkë me prindërit.
Rita Ora ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet përkrah nënës, shkruan prishtinapress.eu
Fotoja ishte realizuar gjatë pushimeve të këngëtares bashkë me prindërit, ndërsa në fytyrën e saj vërehet se ishte mërzitur për shkak se e kishte djegur dielli.
“Më mungon nëna. Kjo ishte djegie e diellit në kohën e pushimeve. Përdorni mbrojtës nga dielli, fëmijë”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, këngëtarja është duke qëndruar këto ditë në Kaliforni, andaj po i mungojnë prindërit.